Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Krumë-Zarhisht, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve nga mjeti i aksidentuar.
Të plagosurit janë nisur me ambulancë drejt spitalit në Krumë për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.