Përfshihet nga flakët një banesë në Kuçovë, dëme të shumta materiale

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Magjatë të Kuçovës. Zjarri ka rënë gjatë orëve të natës. Dy mjete zjarrfikëse dhe grupi i shërbimit ndërhynë me shpejtësi për të neutralizuar zjarrin.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet përkatëse po punojnë për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.