Musk: Do të largohem nga CEO i Tesla-s vetëm pasi të vdes! Ata që më kërcënojnë janë në anën e gabuar të historisë

Elon Musk shprehu vendosmërinë e tij për të mbajtur drejtimin e Tesla-s për pesë vitet e ardhshme, pavarësisht kritikave të forta që ka marrë.

musk-mak1

“Dhuna e ushtruar kundër kompanive të mia, kërcënimet ndaj meje, janë në anën e gabuar të historisë,” theksoi Musk të martën, gjatë një forumi ekonomik që po zhvillohet në Doha. Ai shtoi: “Qëndroj i përkushtuar në vendimin tim për të mbetur CEO i Tesla-s për pesë vitet e ardhshme, përveç nëse vdes.”

Duke qenë se ka një “kontroll të arsyeshëm” mbi Tesla-n, Musk tha se ky është faktori më i rëndësishëm për të mbetur në krye të kompanisë. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e raportimeve se aksionerë të Tesla-s po kërkojnë dorëheqjen e tij, për shkak të qëndrimeve ekstreme që ai ka shfaqur si udhëheqës i DOGE (departamenti për efikasitet qeveritar i administratës Trump), gjë që ka dëmtuar imazhin e prodhuesit të automjeteve.

Sipas Musk, “ka njerëz që blejnë Tesla vetëm sepse ‘Elon është i çmendur’.”

Ai gjithashtu deklaroi se Tesla ka arritur të rikthejë një treg që dikur ishte më i dobëti në Evropë dhe tashmë është e fortë kudo tjetër – pa përmendur se për cilin treg konkret bëhej fjalë.