SPAK kontrolle në Bashkinë e Klosit, dyshime për krime zgjedhore! Sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë

Prokuroria e Posaçme Dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Klosit, pasi ka dyshime për krime zgjedhore.

Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar disa telefona nga kontrollet dhe janë shoqëruar disa zyrtarë.

SPAK po heton mbi krimet e mundshme zgjedhore edhe në disa qytete të tjera.