Një aksident rrugor ka ndodhur në segmentin Institut-Kamëz, ku një automjet ka përplasur një këmbësor në momentin që ky i fundit po kalonte vijat e bardha.
I lënduari është transportu ar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.