‘Bisha’, ‘Halla’, ‘I shëndoshi’…/ Pseudonimet që përdorte grupi kriminal i goditur nga SPAK dhe antimafia italiane

Një grup i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me SPAK.

Banda merrej me trafikun e kokainës nga Shqipëria, Italia, vendet e BE deri në Amerikën Latine.

Në dosjen hetimore të Antimafies Italiane, qe e disponon Gazeta Panorama Online përmenden emrat e personave të përshirë në këtë aktivitet kriminal.

Por ajo që bie ne sy janë pseudonimet që ata përdonin për të mos u identifikuar nga autoritetet.

Konkretisht, një shtetase italiane me emrin Francesca Caputti njihej me pseudonimin “Gjyshja”. Një tjetër, Adi Çoba njihej nga anëtarët e tjerë të bandës me pseudonimin “Bisha”, ose “i shëndoshi”.

Ndërsa Nuredin Kipitiu njihej me pseudonimin “Nuro”. Rigels Presi, njihej ndryshe nga anëtarët e bandës me pseudonimet Gelsi ose “Seriali”.