jë kamion 33 tonë është përplasur me një shtëpi në New Jersey, duke lënë një person të plagosur. Momenti i këtij aksidenti të tmerrshëm është filmuar nga një kamera brenda automjetit të tonazhit të rëndë.
“New York Post” shkruan se kamioni, i cili po transportonte rërë për çimento, po udhëtonte me një shpejtësi prej 80 km/orë, me vlerësimin fillestar që tregonte një aksident që ndodhi për shkak se shoferi u sëmur papritur.
Ndërkohë videoja tregon kamionin duke dalë nga korsia e tij, duke hyrë në trafikun që vjen përballë, duke u kacavjerrë pranë një shtëpie dhe duke përfunduar sipër saj, të cilën e shkatërroi.
Gjithashtu është bërë e ditur se në momentin e aksidentit, një person ndodhej në shtëpi dhe u plagos lehtë.