E rëndë, një person gjendet pa shenja jete në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drojë të Kurbinit.

Mësohet se një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në banesën e tij.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, teksa mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.