I FUNDIT

U arrestuan dje në Durrës, vëllezërit Xhani organizuan vrasjen e Bujar Nasufi! Si ranë në “rrjetën” e hetimeve

Vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “Enigma” në Durrës, dyshohen të jenë të implikuar në  cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, mbrëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.

Raportohet se profili i AND i gjetur në një dorezë gjysmë të djegur në vendin ku autori braktisi motorin që përdori në vrasjen, do të krahasohet me profilet e AND-së së dy vëllezërve.

 

Vëllezërit, të cilët janë të skeduar për trafik droge në Holandë dyshohet se kishin konflikt me biznsmenin Nasufi për shkak të një prone që babai i tyre i kishte shitur. Përplasja mes tyre ka qenë e fortë dhe e vazhdueshme. Pas zbulimit të profilit të AND-së me vendim Gjykata u vendos t’i merrej kampion nënës së dy vëllezërve me qëllim krahasimin, pasi në ketë mënyrë, Prokuroria do të mund të kishte edhe provën kryesore kundër tyre.