Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Shijak, forcat zjarrfikëse në terren

Një zjarr ka përfshirë vendgrumbullimin e mbeturinave në fshatin Hardhishtë, që bën pjesë në territorin e Bashkisë Shijak.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur vetëm në zonën e mbetjeve dhe nuk paraqet rrezik për banesat apo bizneset, pasi ndodhet larg zonës së banuar.