Plagosja me armë e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori! Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, si nisi sherri

Erkid Kazazi është autori i plagosjes së 36-vjeçarit Arbër Gorgejas, mbrëmjen e djeshme në Fllakë.

Ndërkohë, të tjera detaje kanë dalë në dritë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Mësohet se i plagosuri është konfliktuar fillimisht me babanë e autorit, Eqerem Kazazin, të cilin e ka goditur me grusht për motive të dobëta.

Ndërkohë, autori Erkid Kazazi, emër i njohur për policinë ndërsa po punohet për kapjen e tij.

Më herët u zbulua se 36-vjeçari është plagosur teksa lëvizte me mjetin e tij, ndërsa sipas burimeve ai ka vetë shkuar në komisariatin e policisë dhe i ka kërkuar efektivëve që ta dërgojnë në spital.