Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

I mituri 16-vjeçar që mbeti i plagosur në aksidentin e mesditës në aksin Vlorë- Fier, ka ndërruar jetën gjatë transportit për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.