“Bandat i kishin jashtë…”/ Dumani ZBULON si vepronin grupet kriminale: Na ka bërë përshtypje sepse për herë të parë…

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka dhënë detaje të rëndësishme lidhur me një operacion të gjerë antidrogë që ka çuar në goditjen e katër grupeve kriminale shqiptare me aktivitet të shtrirë ndër vite në disa vende të Europës, me fokus të veçantë në Finlandë.

Sipas Dumanit, grupet kishin krijuesit dhe drejtuesit e tyre në Shqipëri, të cilët, ndonëse nuk udhëtonin shpesh jashtë vendit, organizonin nga këtu të gjithë aktivitetin kriminal ndërkombëtar. Ai bëri të ditur se janë lëshuar urdhër-arreste për shtetas shqiptarë, prej të cilëve 10 ndodhen aktualisht në Shqipëri, ndërsa një është jashtë territorit sipas informacioneve të deritanishme.

Në Finlandë janë proceduar penalisht 54 persona në total, përfshirë shtetas shqiptarë dhe të tjerë me kombësi të ndryshme. Dumani vuri në dukje se ky është rasti i parë kur grupet shqiptare kriminale janë të përfshira në mënyrë të strukturuar edhe në trafikimin e drogës sintetike, si ekstazi, përveç substancave të zakonshme si kokaina, heroina, marihuana dhe kanabisi.

Altin Dumani:

Janë katër grupe kriminale, aktiviteti shtrihet ndër vite, krijuesit e grupit preferonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu organizonin aktivitetin kriminal. Të gjithë shtetas shqiptarë ata për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet.

10 ishin në Shqipëri dhe një nuk është në Shqipëri sipas informacioneve tona.

Janë 54 të proceduar në Finlandë, aty nuk janë vetëm shqiptarë por dhe shtetas të tjerë.

Ajo që ne si SPAK na ka bërë përshtypje, është se është hera e parë që shohim që kanë në fokus edhe droga sintetike.

Deri tani janë të dhënë pas kokainës, heroinë, marijuanë, kanabis, dhe është hera e parë që i shohim të dedikuar edhe për droga sintetike.

Sasitë janë të mëdha, të konsiderueshme. Lloji, kemi kapur dhe ekstazi. Kishin bazat e tyre në Finlandë, dhe në mënyrë periodike dërgonin nga Shqipëria përfaqësues shqiptarë, dhe me mbërritjen atje fillonin aktivitetin e shitjes