KURTI RRIT PAGAT PËR NËNAT! Parlamenti në krizë, qeveria vijon në detyrë edhe pse e dorëhequr

Prej gati dy muajsh qeveria e Albin Kurtit ka dhënë dorëheqjen, por qëndron në detyrë për shkak të krizës në parlament. këtë të enjte në mbledhjen e kabinetit u miratuan rritje e të ardhurave për nënat e reja si dhe për nëpunësit publik

KURTI RRIT PAGAT PËR NËNAT! Parlamenti në krizë, qeveria

Në 27 seanca me radhë Kuvendi i Kosovës i dalë nga votimet e shkurtit nuk po zgjedh dot kryetarin duke mos lejuar vijimin e punimeve. Mungesa e shumicës së duhur të votave nuk e ka ndaluar mazhorancën të vijojë mbledhjet e qeverisë së konsideruar në detyrë

Kryeministri Albin Kurti deklaroi rritjen e pagesës për nënat e reja.

Shtesa do të kenë dhe nënat e reja por që janë në marrëdhënie pune.

Rritje Kurti deklaroi edhe për nëpunësit e shtetit. Prej 15 prillit Albin Kurti dhe kabineti i ministrave i paraqitën dorëheqjen kuvendit të ri, por për shkak të ngërçit vijojnë të qëndrojnë në detyrë