Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij ndaj kritikave të Elon Musk mbi projektligjin e ri të buxhetit, i cili synon uljen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve qeveritare. Gjatë një deklarate për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të enjten, Trump tha:
“Unë dhe Elon kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do të kemi më.”
Kjo ishte deklarata më e drejtpërdrejtë e presidentit deri tani kundër përpjekjeve të Musk për të ndikuar ligjvënësit kundër projektbuxhetit të propozuar. Musk dhe disa figura të Partisë Republikane kanë kritikuar planin, duke e cilësuar atë si të dëmshëm për ekonominë dhe inovacionin.
Në një reagim në platformën X, Elon Musk e përforcoi qëndrimin e tij kritik, duke e quajtur projektligjin “të mbushur me shpenzime të kota” dhe duke shtuar:
“Ose do të merrni një projektligj të shëmtuar, ose një projektligj të bukur.”