Aksident i rëndë në Elbasan–Librazhd: Gjashtë të lënduar pas përplasjes së tre makinave

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Librazhdin dhe si pasojë gjashtë persona janë lënduar.

Policia thotë se në mesin e të lënduarve janë dy drejtues mjetesh dhe katër pasagjerë të tjerë.

Po ashtu është dëmtuar edhe ambienti i jashtëm i një lokali.

Policia ka proceduar njërin prej drejtuesve të automjeteve, i cili akuzohet si shkaktari kryesor i aksidentit.