Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube

Pas zhdukjes së disa projekteve muzikore nga platforma YouTube, Egli Tako ka thyer heshtjen me një reagim të sinqertë dhe sqarues për ndjekësit e saj.

Në një deklaratë publike, Egli thekson se, edhe pse ka qenë pjesë e këtyre projekteve si interpretuese, ajo nuk ka qenë autore e këngëve dhe për pasojë, nuk gëzon të drejta pronësie mbi to. Ajo sqaron se fshirja është bërë për arsye personale të autores së këngëve dhe jo me iniciativën e saj.

Postimi i plotë:

“Po duhet t’ju jap shpjegim për shkak të gjithë përkrahjes & dashurisë tuaj ndaj meje edhe pse s’jam autore e këtyre dy këngëve dhe s’kam të drejta mbi to.

Unë jam e ftuar në këngë njësoj si DJ Gimi – O. Është një bashkëpunim ku të drejtat e projektit i takojnë autorit i cili e posedon në kanal, në rastin konkret Fifi.

Kënga është hequr për dy ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat ndaj edhe nuk e kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to.

Sa për dëmtimin e dy artistëve të ftuar në këngë, në rast konkret unë dhe Gimi – O, jemi njerëz dhe me pas artiste, kështu që zgjedh të jem mirëkuptuese!

Muzika mbetet e bukur, ju e keni pëlqyer ndaj dhe bie dakord në aq vendim sa më takon si e ftuar, që këngët të jenë sërish aktive e ju të mund t’i dëgjoni e t’i këndoni.