Nxënësi vret punonjësen e shkollës me thikë në Francë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën këtë të martë, ku një 31-vjeçare, punonjëse e një shkolle të mesme në komunën Nozan të departamentit Hauts-de-Marne (në verilindje të vendit), u vra me thikë nga një nxënës.

Sipas mediave franceze, sulmi ndodhi pikërisht në momentin kur policia po kryente kontrolle në çantat e nxënësve pranë hyrjes së shkollës. Gruaja u plagos rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Autori i sulmit, një nxënës gjimnazi, u vu menjëherë në pranga dhe ndodhet në paraburgim.

Ngjarja ka alarmuar autoritetet franceze. Ministrja e Arsimit, Élisabeth Borne, pritet të vizitojë vendin e ngjarjes, ndërsa ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin për familjen e viktimës dhe komunitetin shkollor.