Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj foli për DigitAlb, duke komentuar duelin me Letoninë.
Manaj u shpreh se ishte një ndeshje e vështirë, ashtu siç pritej, duke shtuar se Shqipëria po bën gjithçka për të arritur vendin e dytë, që të siguron kalimin në fazën “Play Off”, për kualifikimin në botëror.
Ndër të tjera, Manaj u ndal edhe te penalltia e humbur me Serbinë dhe te shiriti i kapitenit. Ai tha nuk ka fjetur gjumë pasi humbi penalltinë, që mund t’i kishte dhënë Shqipërisë 3 pikët kundër skuadrës rivale direkt në grupin K.
“E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Njerëzit mendonin se do të fitonim shumë lehtë. Patëm raste, duhet të synojmë vendin e dytë. Mbas penalltisë nuk ka fjetur fare gjumë. Gjysma e njerëzve disa gjëra nuk i kuptojnë. I pranoj kritikat. Ka lojtarë me eksperiencë në ekip dhe lojtar të rinj. Ne më të vjetërit, duhet ta marrim situatën në dorë. Mbase jemi të ngarkuar. Në shtator t’i futemi fortë dhe të synojmë vendin e dytë, sepse është një shans i artë për të shkuar në Botëror. Shiriti? Ndeshjen e parë me Kombëtaren e kam luajtur në 2015, kam gati 10 vite. Folëm me stafin dhe më të gjithë, nuk është se më futi nën presion shiriti”, tha Manaj për DigitAlb.