Mirlind Daku pritet të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar të verës, por jo edhe kampionat.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare është shumë pranë një kalimi te skuadra ruse Zenit St. Petersburg.
Me zhvillimet e fundit të merkatos, raportohet se klubi i njohur rus ka ofruar 4.5 milionë euro për kartonin e lojtarit, ofertë që pritet të pranohet nga Rubin Kazan, ekipi aktual i Dakut.
Daku ka patur një ndikim të madh në elitën e futbollit rus këtë sezon, duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat. Forma e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen e Zenitit, që kërkon të përforcojë repartin ofensiv.
Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe nuk ndodhin ndryshime në minutat e fundit, Daku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore ditën e diel. Kalimi i tij te kampionët e shumëfishtë të Rusisë do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e 26-vjeçarit.