“Nuk e falim gjakun”/ 32-vjeçari i masakroi të atin me thikë, vajza e viktimës: Ai erdhi i përgatitur

Vajza e Selim Velsulës, 56-vjeçarit që u masakruan me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Klos, është shprehur se nuk do e falin gjakun e babait të saj.

Ajo ka deklaruar se autori i krimit duhet të dënohet me burgim të përjetshëm, ose paralajmëroi vetëgjyqësi. Vajza e viktimës u shpreh se 32-vjeçari nuk ishte në depresion dhe se kishte ardhur i përgatitur nga Tirana. Ndërsa deklaroi se babai i saj ishte duke kullotur bagëtitë, kur Hazbi Velsula e goditi me thikë.

“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë. Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund. Nuk e falim gjakun.

Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, tha ai.