Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Identifikohen personat e përfshirë në aksidentin në Milot-Thumanë (EMRAT)

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku një person ka humbur jetën rrugës për në spital.

Nga të informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë, ku udhëtonin 4 persona të një familjeje ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.

Burime nga Trauma për aksidentin e Milotit:

3 të plagosur po marrin trajtim tek Trauma, ndërsa 78 vjeçari ka humbur jetën rrugës.

Të aksidentuar kanë mbetur:

Lirim Cahi 78 vjec

Ilir Cahi 55 vjec

Mira Tafa 62 vjec

Besmir Cahi 29 vjec

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Next