6 nga shkencëtarët bërthamorë të Iranit u vr*në në sulmin e Izraelit

Izraeli ka nisur sulme ndaj Iranit në orët e para të kësaj të premteje (13.06.2025). Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se Izraeli pasi nisi një sulm “parandalues” ndaj Iranit, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Izrael.

LEXO  Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

Gjashtë shkencëtarë bërthamorë të Iranit u vranë në sulmet ajrore të Izraelit, tha të premten agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnim.

Midis shkencëtarëve të vrarë ishin Fereydoun Abbasi, ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit dhe Mohammad Mehdi Tehranchi, një fizikant i cili shërbeu gjithashtu si president i Universitetit Islamik Azad, tha agjencia e lajmeve.

LEXO  I FUNDIT/ Sali Berisha zgjedh kryetarin e ri të Grupit Parlamentar të PD

Më herët të premten, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, konfirmoi se një numër komandantësh ushtarakë dhe shkencëtarësh ishin vrarë në sulmet ajrore.

Lajme Te nGjashme