“Nuk kam çfarë them…”, Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë, refuzon të flasë për vrasjen e Jani Prengës

Dritan Rexhepi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, është shoqëruar sot me forcë nga Policia e Shtetit për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës disa vite më parë në ambientet e kompleksit “Golden”.

LEXO  Arbenita me vajzën në Shkup, por s’e lejon Feron t’i afrohet! Konflikti me ish-burrin dhe sherri publik mes tyre

Megjithatë, Rexhepi ka zgjedhur sërish të heshtë, duke refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të trupës gjykuese në çështjen që po gjykohet ndaj Festim Bechdilit, i vetmi i dënuar deri tani me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje të rëndë.

LEXO  “Lufta nuk ka mbaruar, synojmë të godasim më fort”, pas sulmit reagon Irani: Qëllimi jonë nuk ishte Katari por…

“Nuk dua të pyetem sepse nuk kam çfarë të them,” është shprehur Rexhepi në sallën e gjyqit, duke mos ndryshuar qëndrim, as pas shoqërimit të detyruar nga autoritetet.

LEXO  EMRI/ Momente PANIKU në SHBA, 23-vjeçari shqiptar konfliktohet me stjuardesën dhe tenton të hap derën e emergjencës!

Roli i tij në këtë çështje mbetet ende i paqartë, ndërsa drejtësia shqiptare përpiqet të zbardhë të plotë ngjarjen tronditëse që vazhdon të jetë në vëmendje të opinionit publik

Lajme Te nGjashme