U vonua 10 minuta! Flet gruaja që humbi avionin e “Air India”: Jam duke u dridhur akoma….

Ndonjëherë, fati ndërhyn në mënyrat më të paimagjinueshme. Për Bhoomi Chauhan, një gruaje cila jetonte në Londër dhe vizitoi Indinë pas dy vitesh, një vonesë 10-minutëshe u bë vija ndarëse midis jetës dhe vdekjes.

Chauhan kishte prerë një biletë me fluturimin AI-171 të Air India – Boeing 787 Dreamliner, i cili vetëm pak minuta pas nisjes u rrëzua dhe humbën jetën mbi 200 pasagjerë

“I jam mirënjohëse Zotit që më shpëtoi”, tha Bhoomi për mediat vendase, me zërin që i dridhej teksa qëndronte jashtë shtëpisë së familjes së saj, duke u përpjekur ende për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.“Trupi im është duke u dridhur akoma. Nuk po flas dot. Mendja ime është plotësisht bosh tani pasi dëgjova të gjitha ato që kanë ndodhur”, ka thënë ajo më tej.

LEXO  Aksident i rëndë në vend, raportohet për një viktimë

Ditën e fluturimit, Bhoomi ishte duke udhëtuar për në Aeroportin Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel kur u bllokua në trafik. Ajo mbërriti në terminal vetëm pak minuta para nisjes së planifikuar.

LEXO  Nesër kujdes kur te dilni nga shtepia/ Moti bënë kthesën e papritur, Osmani paralajmëron:Ja çfarë na pret në këto qytete

“E humba fluturimin vetëm 10 minuta”, tregoi ajo, me sytë me lot. “U luta, por nuk më lejuan të hipja në aeroplan pa printimin e dokumentit. U nisa nga aeroporti rreth orës 13:30. Fluturimi u nis rreth orës 13:38. U rrëzua vetëm disa minuta më vonë. Nuk di si ta shpjegoj se çfarë ndiej”.

LEXO  “Burrat janë më të rehatuar në mendim, më vjen keq por…”, Rama: Mbështetja për gratë dhe vajzat, investimi më i frytshëm! Djemtë të mos…

Chauhan kishte ardhur në Indi për pushime të shkurtra, udhëtimi i saj i parë për në shtëpi pas dy vitesh. Ajo kshte planifikuar të kthehej në Londër vetëm, ku e priste burri i saj. “E kisha pritur me padurim këtë udhëtim, për të parë familjen, për të thithur përsëri ajrin e vendit tim”, tha ajo ndër të tjera.

Lajme Te nGjashme