Pas sulmeve ndaj Iranit, çmimet e naftës ‘shpërthejnë’/ Çfarë po ndodh në tregje?

Tregjet financiare evropiane, por edhe ato aziatike u tronditën të premten pas lajmeve se Izraeli kishte sulmuar Iranin.

Çmimet e naftës nga ana tjetër u rritën, nga shqetësimi se konflikti mund të çojë në kufizimin e furnizimeve. Kështu, çmimi i naftës së papërpunuar amerikane u rrit me 5.3% në 71.7 dollarë për fuçi.

LEXO  Me kaskë, doreza dhe…/ Autori qëlloi me një plumb në gjoks Artur Beshamin, herën e dytë pistoleta nuk shkrepi (Detaje)

Ndërsa ajo “Brent”, me standard ndërkombëtar, me 5.15 për qind, duke arritur në 72.93 dollarë për fuçi.

Në kontinentin e vjetër, indeksi i aksioneve të Eurozonës, “Euro Stoxx 50”, ra me 1.37 për qind në 5.287. Ndërsa treguesi tjetër “Stoxx 600” ra me 0.95 për qind. Në Gjermani, bursa “DAX” ra me 1.3 për qind, në Itali me 1.53, të ndjekura nga Spanja dhe Franca, përkatësisht me 1.56 dhe 1.03 për qind.

LEXO  Mashtronte qytetarë duke përdorur identitet të rremë për t’iu zhvatur para, arrestohet 21-vjeçari! U kap duke i marrë shumën e lekëve një 26-vjeçareje

Edhe në Azi, bursa e Tokios, “Nikkei” ra me 0.89 për qind dhe ajo e Shangait humbi 0.75 për qind, ndërsa në Australi rënia ishte 0.21.

Pas sulmeve, edhe “Standard & Poors” ra me 1.38 për qind, “Nasdaq” me 1.46 dhe “Doë Jones” me 1.29 për qind. Të enjten, treguesit e bursave amerikane ishin rritur, pas sinjaleve inkurajuese për rënien e inflacionit në mbarë vendin.

LEXO  Vrasja e Altin Arapajt me plumb në faqe! Autori po flinte gjumë kur u arrestua, si u zbulua vendndodhja e autorit të krimit Mikel Selimaj! Pronarja që i dha banesën me qira…

Lajme Te nGjashme