Miku miliarder i Princit William vdes papritur pasi u pickua nga bleta në gjuhë

Sunjay Kapur, biznesmen dhe miliarder indian, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare pas një incidenti tragjik gjatë një loje polo në Angli, ku dyshohet se u pickua nga një bletë në gojë.

Kapur, kryetar i kompanisë globale të pjesëve të automjeteve Sona Comstar dhe mik i ngushtë i Princit William, u rrëzua papritur në fushën e lojës, pas një reagimi të rëndë alergjik. Mediat britanike raportojnë se ai ka gëlltitur aksidentalisht një bletë, e cila e ka pickuar në gjuhë, duke shkaktuar shok anafilaktik që çoi në arrest kardiak.

LEXO  “E di kush e vrau” / Flet nëna e vajzës keniane që u dhunua dhe u hodh nga kati i tretë i hotelit në Tiranë

Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për ndihmë mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë.

Ekspertët theksojnë se pickimet e insekteve brenda gojës apo fytit mund të jenë veçanërisht të rrezikshme, sidomos në rastet kur ekziston një alergji e panjohur më parë.

LEXO  12 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sunjay Kapur ishte i njohur në rrethet aristokratike britanike për miqësinë e tij me princin William dhe pasionin e përbashkët për lojën e polosit. Ish-bashkëshortja e tij, aktorja e njohur e Bollywood-it Karisma Kapoor, ka folur më parë për angazhimin dhe entuziazmin e tij në organizimin e ndeshjeve me pjesëmarrjen e Princit të Uellsit.

LEXO  Aksident i rëndë/ Përplaset nga një makinë qytetari që lëvizte me biçikletë, zbardhen detajet e para

Autoritetet po hetojnë më tej rrethanat e ngjarjes, ndërsa familja dhe miqtë janë në zi për ndarjen e papritur nga jeta të biznesmenit.

Lajme Te nGjashme