Ditën e sotme u zbulua një vatër e re e murtajës së bagëtive.
Burimet bëjnë me dije se vatra e radhës u zbulua në Zallbastar të Tiranës.
Kujtojmë se murtaja e bagëtive u pikas fillimisht në zonat veriore të Shqipërisë. Ndërsa ditën e djeshme vatra aktive të murtajës u gjenden dhe në jug të vendit.
Për shkak të përhapjes me shpejtësi të murtajës, nëpër vend është ndaluar përkohësisht shitja e bagëtive.