Ministri izraelit paralajmëron Iranin: Nëse nuk ndaloni sulmet, Teherani do të digjet

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka lëshuar një deklaratë duke paralajmëruar Iranin kundër sulmeve ndaj civilëve.

Të paktën tre qytetarë izraelitë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet iraniane, sipas zyrtarëve të emergjencës.

LEXO  Alarmi për bombë, Policia e Kosovës: Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi mëngjesin e së shtunës se po godet dhjetëra raketahedhës në Iran, pasi paraprakisht kishte shënjestruar mbrojtjen ajrore iraniane në rajonin e Teheranit.

“Diktatori iranian po i merr peng qytetarët e Iranit”, tha ministri izraelit, Israel Katz.

LEXO  Triller në Greqi, vajza varros nënën në stallë, që të vazhdonte të merrte pensionin e saj: E bëra sepse…

“Banorët e Teheranit, do të paguajnë një çmim të rëndë për dëmin flagrant të shkaktuar ndaj qytetarëve të Izraelit”, vazhdoi ai.

“Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa në frontin e brendshëm të Izraelit, Teherani do të digjet”, theksoi ministri i mbrojtjes.

LEXO  Vuan nga leuçemia, Fondacioni Firdeus merr përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

Lajme Te nGjashme