Tragjike, i riu shqiptar humb jetën në Gjermani, detajet e para

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku Ardian Osmani, i riu me origjinë nga Podujeva, ka humbur jetën në një liqen. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij, ndërsa është konfirmuar edhe nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

LEXO  Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, pamje tronditëse nga vendi i ngjarjes (Foto)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bulliqi ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen e papritur nga jeta të Ardianit, duke u solidarizuar me dhimbjen e familjes.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen tragjike të Ardian Osmanit. Në këto çaste të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dushkolli. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe,” ka shkruar kryetari i Podujevës.

LEXO  20 vite burg për bosin shqiptar të drogës/ Mafia e Ballkanit që futi “lavanderitë” e kokainës në Belgjikë para…

Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura në detaje nga autoritetet gjermane. Ndërkohë, komuniteti i Podujevës është tronditur nga kjo humbje e parakohshme.

Lajme Te nGjashme