SKANDALI KRONIK/ Del teza e Matematikës në provimet e Maturës Shtetërore (FOTO)

Mbi 27 mijë maturantë do të zhvillojnë sot provimin e matematikës.

Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Dhe siç është shndërruar tashmë në një skandal kronik, edhe kësaj radhe ashtu si gjithmonë, vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit është publikuar në rrjetet sociale edhe teza e Matematikës.

VARIANTI A

SKANDALI KRONIK/ Del teza e Matematikës në provimet e MaturësSKANDALI KRONIK/ Del teza e Matematikës në provimet e MaturësSKANDALI KRONIK/ Del teza e Matematikës në provimet e MaturësSKANDALI KRONIK/ Del teza e Matematikës në provimet e MaturësSKANDALI KRONIK/ Del teza e Matematikës në provimet e MaturësSKANDALI KRONIK/ Del teza e Matematikës në provimet e Maturës

VARIANTI B

Dhe si zakonisht, edhe sot Ministria e Arsimit do të justifikohet se publikimi i tezës nuk luan rol në testimin e maturantëve shqiptarë.

Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues. Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.

Deri tani maturantët kanë kryer provimin e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe e letërsisë, ndërsa më 24 qershor do t’i nënshtrohen provimit me zgjedhje.