Makina del nga rruga/ Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, plagoset shoferi

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi N. B., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Po ashtu bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT Tiranë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

LEXO  Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshimet e para

Ndërkohë grupi hetimor po vijon me veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur “Stiar”, shtetasi N. B., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

LEXO  Punonjësja e AKU-së humb ndjenjat pas përfundimit të gjyqit për perimet me pesticide

Lajme Te nGjashme