Zjarr në masivin me pisha në Kodër-Krastë, Elbasan

Një zjarr ka përfshirë masivin pyjor me pisha në zonën e Kodër-Krastës në Elbasan, duke krijuar shqetësim për përhapje të mëtejshme. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe era e fortë që ka përfshirë rajonin.

LEXO  HOROSKOPI/ Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti

Zjarri ka përfshirë kryesisht drurë pishe, duke rrezikuar që të zgjerohet në zona të tjera pyjore të afërta. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

LEXO  Masa të larta sigurie! 30 policë për të shoqëruar Veliajn në spital, pacientët e tjerë nxirren nga dhomat

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, përfshirë mundësinë e një zjarri të qëllimshëm apo neglizhencë njerëzore.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin zonën e rrezikut dhe të raportojnë çdo vëzhgim të pazakontë në pyll apo afër zonës së prekur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

LEXO  Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 Shtator 2025

Lajme Te nGjashme