Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Nevicisht, bashkia Korçë, ku sipas burimeve paraprake, një person ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ambulanca dhe forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të aksidentuar.
Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa priten detaje të mëtejshme në vijim.