Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, autori i zjarrvënies kapet ‘mat’ nga policia (Emri)

Një zjarr ka rënë sot rreth orës 11:00 në vend grumbullimin e mbetjeve në fshatin Moravë, në Berat. Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, që kanë lokalizuar me shpejtësi flakët dhe kanë shuar zjarrin.

LEXO  SPAK merr në dorë telefonin e Laert Haxhiut/ Iu gjet në qelinë e burgut të Drenovës

Sapo kanë mbërritur në vendin e zjarrit, zjarrfikësit kanë gjetur edhe piromanin Ylli Metani, që u kap duke vijuar të vinte sërish zjarr në pika të ndryshme. Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka arrestuar zjarrvënësin Ylli Metani dhe e ka shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat.

LEXO  Plagoset me thikë 24-vjeçari pas sherrit në një lokal në Vlorë, çfarë thotë policia

Lajme Te nGjashme