Apeli i Posaçëm MERR VENDIMIN për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, duke e dënuar me 1 vit burg për fshehje pasurie. Dënimi u pezullua dhe Tushe do të qëndrojë në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

LEXO  Zhgënjehen fansat/ Një eliminim surprizë nga Ferma Vip, kjo konkurrente humb finalen e 20 Qershorit

Gjithashtu, Apeli konfirmoi edhe konfiskimin e një apartamenti me sipërfaqe 82.33 m² në zonën e Lungomares në Vlorë, i cili nuk ishte deklaruar nga Tushe, ashtu si dhe shpenzimet për blerjen, punimet dhe mobilimin e tij.

LEXO  PAMJET/ Ky është autori që vrau me thikë 14-vjeçarin, momenti kur del nga spitali i shoqëruar nga uniformat blu

Çështja u gjykua në shkallën e parë me gjykim të shkurtuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila fillimisht e dënoi Tushen me 1.6 vite burg, dënim që u ul në 1 vit, me pezullim dhe kushtin që të mos kryejë asnjë vepër penale gjatë periudhës së provës.

LEXO  Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës

Tushe ishte arrestuar në vitin 2021 me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe ishte dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, dënim që e përfundoi në janar të vitit 2023.

Lajme Te nGjashme