Ekzekutimi i ish-policit mik të Vis Martinaj, togat e zeza nisin gjyqin për “Princin Damian”! RENEA e solli nga Belgjika për llogari të SPAK

Leonard Duka, një nga eksponentët kryesor të krimit shqiptar dhe drejtuesi i klanit “Duka”, ka nisur përballjen me drejtësinë fill pas ekstradimit nga Belgjika ku një njësi e Forcave Speciale RENEA shkoi dhe e mori në dorëzim.

Ai është ndaluar në shtetin belg për llogari të SPAK dhe pritet të përballet në Shqipëri me një proces të gjatë gjyqësor. Leonard Duka njihet edhe si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt, megjithëse më parë kanë qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit.

Përplasja mes grupit të Ervis Martinaj dhe vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka kulmoi me eliminimin e ish-policit Santiago Malko, një prej miqve më të afërt të Martinaj. Vrasje e cila dyshohet se u krye nga Klani Duka pasi Malko kishte marrë peng babain e dy vëllezërve Duka.

Pikërisht për këtë ngjarje të rëndë kriminale ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor, ku e pranishme ka qenë avokatja e “Princit Damian” dhe përfaqësuesi i SPAK për këtë çështje, prokurori Behar Dibra. Ora NeWs zbardh një pjesë nga debati në GJKKO:

Avokatja e Leonard Duka: Blendi Teta dha deklarime para gjykatës dhe dha detaje te reja me rëndësi për këtë gjykim. Së pari, gjatë pyetjes së Blendi Teta, prokurori e ka marrë në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë. Kjo është në shkelje të ligjit. Cilët kanë qenë policët që e shoqeruan Blendi Tetën në sallat e GJKKO?

Prokurori i ka kërkuar të mos japë deklarime para togave të zeza. Kërkojmë te thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ja këkroi shoqerimin e Blendi Tetës në nje tjetër sallë? Kërkojmë nga gjykata të bëhet një verifikim i thënieve të Blendi Tetës.

Në lidhje me provat e reja të paraqitura nga prokuroria, ato kanë ardhur në formë emaili nga autoritetet franceze jo si dokument. Për kodet e SKY ECC, kërkojmë të dimë nëse kodi i Sky ecc që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo disa?

Për kodet e SKY ECC, kërkojmë të dijme nëse kodi i Sky ecc që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo disa?

Kërkojmë të pyetet Erlis Duka, Leonard Duka, Ervis Martinaj etj nëse janë përdorues të sky ecc apo në rast se i qendrojnë provave të siella nga organi i akzuës. Kërkojmë të thirret edhe Muhamed Duka, babi i Leonard Dukës të japë deklarime në lidhje me ngjarjen e pretenduar.

Prokurori Behar Dibra: Kërkesat i shoh të pabazuara dhe të pambështuetura sa i përket ketij gjykimi. Për pretendimin e avokatës për kontaktimin tim me Blendi Tetës, është e vërtetë qe e kam kontaktuar. Nuk ka asnjë pengesë ligjore këtu. Tjetra, mënyra e identifikimit të aplikacionit SKY ECC, është ajo e policëve gjyqësorë nuk ka ndonje menyrë tjetër.

Për thirrjen e personave për të dhënë deshmi, nuk dihet akoma fati i Ervis Martinajt , vendndodhja e tij per më tepër. Disa prej tyre që kërkohen nga avokatja janë pjesë e këtij gjykimi. Leonard Duka mund të dëshmojë patjetër. Të tjerët janë të pabazuar.

Gjykata e Posacme vendos rrëzimin e kërkesës për thirrjen e punonjësve të policisë në këtë proces. Gjykata konstaton që është shpjeguar në sallë nga i pandehuri dhe prokurori që janë takuar.

Gjykata e Posaçme: Është e panevojshme për ketë proces për verifikimin e thënieve të Blendi Tetës. Për letërprositë per sky ecc, gjykata konstaton që aktet janë marrë në kuadër të nje procedimi tjetër. Janë bërë letër porosi në kuadër të dy procedimeve.

Për thirrjen e personave të kërkuar në cilësinë e dëshmitarëve, gjykata thotë se në momentin qe do ketë njoftim nga policia për kapjen e tyre atherë mund të paraqiten për të deshmuar. Për Ervis Martinaj etj, nuk ka të dhëna për vendodhjen e tyre. Ndërsa për Muhamet Dukën gjykata pranon kërkesën e mbrojtjes që të paraqitet në cilësinë ë dëshmitarit.

Lajme Te nGjashme