BBV5 drejt nisjes: Zbulohen emrat e parë të mundshëm banorëve të edicionit të pestë

Edhe pse kanë kaluar vetëm disa javë nga përfundimi i “Big Brother VIP Albania 4”, publiku shqiptar është tashmë i etur për të mësuar më shumë rreth edicionit të pestë të reality show-t më të ndjekur në vend.

Mëngjesin e sotëm, në emisionin “Wake Up”, Neada Muça zbuloi disa nga emrat që po qarkullojnë në portale si kandidatë të mundshëm për BBVA 5.

LEXO  Shteti la të hapur konfliktin e pronësisë, qytetarja i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë!

Sipas asaj që tha ajo në transmetim live, në listë përmenden:

Hygerta Sako – moderatorja sportive dhe ish-Missi e njohur në ekran;

Isli Islami – moderatori i dashur për publikun nga mëngjeset televizive;

LEXO  Horoskopi javor: Këto shenja të përgatiten, ca gjëra do të shpërthejnë …

Kelvi Kadilli – gazetari me stil ironik dhe batuta therëse;

Kostana – një emër më pak i njohur për publikun e gjerë, por që ka qenë më parë në studio televizive;

Vitmar Basha – këngëtari dhe showman-i i njohur për natyrën e tij spontane dhe të paparashikueshme.

LEXO  Ndihmoi të birin në vrasjen e Ilaria Sulës/ Ja me sa vite burg mund të dënohet nëna e Mark Samson

Deri tani, Top Channel nuk ka konfirmuar as datën e nisjes dhe as pjesëmarrësit, por atmosfera e aludimeve dhe zhurma në rrjet tregojnë se BBVA 5 ka nisur të marrë jetë shumë më herët nga sa pritej.

Lajme Te nGjashme