Një gol spektakolar me goditje dënimi të Lionel Mesit ka vulosur fitoren 2-1 të Inter Majemit përballë Portos në Botërorin e Klubeve.
Skuadra amerikane, pas paraqitjes së dobët në ndeshjen e parë, kërkonte një rezultat në sfidën e dytë të Grupit A. Por gjërat nuk po shkonin siç dëshironte ajo pasi një pjese të parë ku pësoi penallti që në start dhe u deshën ndërhyrjet e portierit Ustari për ta shpëtuar nga katastrofa.
Gjithçka ndryshoi në fillimin e pjesës së dytë me golin e Segura që barazoi gjithçka e më pas Mesin me goditje dënimi që ktheu shifrat në favor të amerikanëve.
Ata u mbrojtën me rregull dhe ia dolën të ruanin portën të paprekur deri në fund, duke marrë tre pikë që i afrojnë ndjeshëm me kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
INTER MAJEMI-PORTO 2-1
47′ Segovia, 54′ Mesi / 8′ (p) Samu
Goli i Mesit (VIDEO)
Goli i Segovia (VIDEO)
Varela godet shtyllën (VIDEO)
Goli i Samu (VIDEO)
Penalltia e dhënë në favor të Portos (VIDEO)