Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës. Dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e rrugës Onhezmi me rrugën Adem Sheme, në Lagjen nr. 2 të Sarandës.
Nga aksidenti, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht, të dy drejtuesit e mjeteve, të rinj në moshë (rreth 20 vjeç), kanë dalë nga aksidenti me lëndime të lehta.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe shërbimi mjekësor, të cilët kanë ofruar ndihmën e nevojshme. Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.