Këngëtari i njohur Ledri Vula, ka thyer heshtjen lidhur me thashethemet për një romancë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Edhe pse jo drejtpërdrejt lidhur me aludimet, ai u pyet gjatë një interviste nëse do të lidhej ndonjëherë me një personazh të njohur të showbiz-it, si Xhensila për marketing apo famë.
“Nuk bëhet kështu, duhet të kesh kimi, dashuri. Nuk mund të lidhesh për fansat. Nuk jam lidhur kurrë me dikë për çështje showbizzi, nuk jemi kukulla, ” u shpreh Ledri.
Përveç çështjeve të zemrës, reperi u provokua edhe me një pyetje pikante. I ngacmuar nga moderatori për një mundësi pjesëmarrjeje në një film me përmbajtje erotike, ai la te kuptohe se do ta shqyrtonte si mundësi.
– Nëse të propozojnë të luash në një film +18, çfarë do të bëje?
Ledri: Po varet prej protagonistes.
– Po nëse do ta luaje vetëm, solo?
Ledri: Jo, jo, faleminderit”, u shpreh reperi per “Pushime On Top”
Kujtojmë se thashethemet për një romancë mes Ledrit dhe Xhensilës nisën teksa çifti u panë së bashku teksa po prodhonin një projekt muzikor së bashku.