Tre të mitur përfunduan në spitalin e Traumës paraditen e sotme pasi u përplasën nga një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa lëviznin me monopatinë.
Sipas informacioneve, mësohet se dy prej tyre, i mituri me iniciale O.A. 11 vjeç dhe E.S. 9 vjeç, ndodhen në gjende shëndetësore stabël.
Ndërkohë, i treti, shtetasi me iniciale J.N., mosha e të cilit nuk është bërë ende e ditur, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.