Nuk do ta besoni se si e quajti Sekretari i NATO-s Trumpin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka habitur me një koment të pazakontë duke e quajtur presidentin amerikan Donald Trump “Daddy”, për shkak të një shpërthimi verbal që ky i fundit bëri në televizion, teksa shprehej i irrituar për shkeljen e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit.

Ndodh që babai të përdorë fjalë të forta kur është nevoja”, tha Rutte, duke u ndalur tek momenti kur Trump shpërtheu nga Shtëpia e Bardhë me fjalët: “Ata nuk e dinë se çfarë dreqin po bëjnë” — një deklaratë që u bë virale.

Kjo deklaratë u bë në prag të samitit të NATO-s në Hagë, ku 32 vendet anëtare pritet të miratojnë një objektiv të ri për shpenzimet ushtarake: 5% të PBB-së.

Vetëm pak orë pas daljes së tij para gazetarëve, Trump shkoi më tej në rrjetin e tij Truth Social, duke deklaruar me tone triumfale se “FORDOW IS OBLITERATED” dhe se bëhej fjalë për “një nga goditjet më të suksesshme ushtarake në histori”, duke iu referuar sulmeve ajrore ndaj objekteve bërthamore në Iran.