Nuk kanë munguar debatet edhe në këtë seancë plenare në Kuvend.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pati një shkëmbim fjalësh me deputetin Flamur Noka i cili po fliste nga vendi gjatë kohës që fjalën në foltore e mori kreu i PD-së Sali Berisha.
Noka akuzoi Spiropali se nuk e sqaroi si duhej Berishën nëse do të duhej që fjalën ta mbante nga vendi apo nga foltorja. Nga ana tjetër Spiropali iu drejtua duke i tërhequr vëmendjen për fjalorin.
“Ju tërheq vëmendjen për fjalorin ose do t’ju nxjerr nga seanca. Përmbahuni. Jua kam dhënë fjalën disa herë për çështjen. Nuk mund ta merrni fjalën për procedurë me përsëritje. Ule atë gisht, fjalën e ka Berisha 10 minuta”, tha Spiropali.