CIA: Programi bërthamor i Iranit u dëmtua rëndë nga sulmet amerikane

CIA ka siguruar një sërë provash të besueshme që tregojnë se programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë nga sulmet e fundit të synuara, theksoi drejtori i agjencisë, John Ratcliffe.

”Sipas informacionit të ri, nga një burim i besueshëm”, thuhet në një deklaratë, ”disa objekte të mëdha bërthamore iraniane janë shkatërruar dhe do të duhet të rindërtohen gjatë viteve”.

Ajatollahu flet sot për herë të parë që nga armëpushimi: Urime për fitoren ndaj regjimit sionist
Agjencia deklaroi se ajo rreth 24 orë pas sulmeve, zbuloi se bombardimet amerikane me shumë gjasa e kanë ngadalësuar aftësinë e Iranit për të prodhuar një armë bërthamore vetëm me disa muaj.

Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë këtë vlerësim, duke e quajtur “të gabuar”.

Presidenti Donald Trump tha se sulmet, krahasuar me ato të Hiroshimës dhe Nagasakit, e kishin “shkatërruar plotësisht” aftësinë e Iranit.