Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj është pëprlasur në seancën gjyqësore që u zhvillua sot me Julian Meçajn (i pandehur në këtë proces) dhe avokatin e këtij të fundit.
MixCollage-27-Jun-2025-01-06-PM-5378
Ndoji dëshmoi sot për atentatin që u bë ndaj tij në vitin 2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.
Avokati i Julian Meçajt pyeti Ndojin se përse ai i kërkoi Basir Meçajt që “të hiqte djalin e ta çonte jashtë shtetit”.
“Përderisa unë kam marrë plumba dhe nuk i jam debitor askujt, i thashë Basir Meçes, shiko se na kanë ardhur plumba, nuk i meritojmë. Ia kërkova Basirit ta hiqte djalin ta çonte jashtë si mik, si prind. Unë mendoj se po na bënin intriga. Përhapja e një të gënjeshtre si e vërtetë është intriga”, u përgjigj Ndoji.
Pjese nga biseda e avokatit të Meçajt me ish-prokurorin Arjan Ndoj.
Avokati Isuf Shehu, mbrojtësi i Julian Meçaj: Pse e ke këshilluar babain e Julian Meçaj?
Arjan Ndoj: Përderisa unë kam marrë plumba dhe nuk i jam debitor askujt, i thashë Basir Meçes, shiko se na kanë ardhur plumba, nuk i meritojmë. Ia kërkova Basirit ta hiqte djalin ta çonte jashtë si mik, si prind. Unë mendoj se po na bënin intriga. Përhapja e një të gënjeshtre si e vërtetë është intriga.
Avokati: Letra anonime poshtë derës, pas ngjarjes. Dyshohet se ti si prokuror, ke ndërhyrë në një çështje ligjore.
Arjan Ndoj: Te letra që më erdhi nuk kishte asnjë të dhënë, asgjë të shënuar, as procedimi. As nuk dihet kush e solli atë letër. E mendova thirra Basirin, ia tregova se çfarë mendoja.
Gjithashtu në një moment ndërhyn edhe Julian Meçaj, i cili pyet ish-prokurorin për disa letra anonime.
Në debati e sipër Meçaj i tha Ndojit: “Katolikët e Shkodrës deri te katolikët e Pogradecit, trafikantëve u ke qethur lesht”.
Pjesë nga debati Meçaj-Ndoj
Meçaj: Në 2001 ke filluar punë. Të kanë ardhur disa letra anonime? Si prokuror, a ia keni dorëzuar organeve?
Ndoj: Jo.
Meçaj: Ti thua nëse do kishe borxh, do e shlyeje medoemos. Si do e ktheje?
Gjykata e refuzon pyetjen.
Julian Meçaj, ish- prokurorit: Katolikët e Shkodrës deri te katolikët e Pogradecit, trafikantëve u ke qethur lesht.
Atentati ndaj ish-Prokurorit, Arjan Ndoj
Atentati ndodhi rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të makinës ku udhëtonin shoferi Andi Maloku, ish-prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Shijakut.
Nga të shtënat me armët e zjarrit, ata mornë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe për pasojë Andi Maloku humbi jetën në atentat, ndërsa Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i mbijetuan plagëve.
Prokuroria e Posaçme informon se autorët e identifikuarqë kanë marrë pjesë në atentat janë Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja e Endrit Sinani, dhe bashkëpandehurit në një procedim të lidhur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.
Sipas SPAK, të pandehurit kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat e vjedhura që do të përdornin për të ndjekur viktimat. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e shënjestrave edhe nga bazat e të dhënave shtetërore.
“Nga aktet e administruara ka rezultuar e provuar se të pandehurit janë angazhuar për lehtësimin e pozitës së personave të arrestuar, kundrejt garancisë që këta të fundit të mos i implikonin bashkëpunëtorët e përfshirë në këto krime”, raporton SPAK.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa janë veçuar aktet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto ngjarje.
Gjithashtu ka zbardhur edhe ngjarje të tjera kriminale ku janë përfshirë grupi kriminal.