Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri! Ja sëmundja që i mori jetën

Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri ka ndërruar jetë mbrëmjen e së shtunës. Sipas njoftimit të Kishës, Imzot Dhimitri nuk arriti të mposhtë dot sëmundjen, ai vuante nga mosfunksionimi i disa organeve.

Mitropoliti ishte shtruar në spitalin e Janinës për shkak të një infeksioni respirator dhe të endokarditit.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë, fjetjen në Zotin të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, vëllait dhe bashkëmeshtarit tonë, Imzot Dhimitrit. Gjatë periudhës së fundit, Hirësia e Tij ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Janinës, për shkak të një infeksioni respirator dhe të endokarditit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Hirësia e Tij nuk arriti ta mposhtte sëmundjen dhe fjeti në Zotin sot, më 28 qershor 2025, në orën 20:30, si pasojë funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.