Mediat shtetërore iraniane të shtunën transmetuan një intervistë në të cilën thuhej se ishte Ali Shamkhani një ndihmës i ngushtë i udhëheqësit suprem të Iranit, i cili më parë ishte raportuar i vdekur si nga autoritetet izraelite ashtu edhe nga ato iraniane.
Sipas CNN, misteri u rrit rreth fatit të Shamkhani-t në ditët pasi ai u raportua i vdekur pas sulmeve të Izraelit më 13 qershor në Iran.
Të premten e kaluar, shumë media iraniane përfshirë IRNA, Tasnim dhe Fars, pretenduan se Shamkhani nuk kishte vdekur, por përkundrazi ishte “plagosur rëndë dhe ishte shtruar në spital”.
Më pas Shamkhani u shfaq në fotografi nga mbulimi i medias shtetërore iraniane të funeralit shtetëror të së shtunës për ata që u vranë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin. Në të njëjtën ditë, agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRIB transmetoi atë që e quajti intervistën e parë televizive të Shamkhani-t me median shtetërore iraniane që nga sulmi.CNN thekson se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur identitetin e tij ose datën kur është regjistruar intervista. Siç theksojnë mediat, Shamkhani shfaqet duke mbajtur një bastun ecjeje dhe duke përdorur një aparat frymëmarrjeje.
Ai i referohet një sulmi izraelit në shtëpinë e tij, duke thënë se ishte i bllokuar nga rrënojat për tri orë pas sulmit