Policia e Shtetit ka arritur të lokalizoje dhe gjejë dy të mitur që ishin larguar para 4 ditësh nga fshati Zvirine dhe Leminot të Maliqit.
Policia ka bërë të ditur se djali 17-vjeçar dhe vajza 15-vjeçare janë gjetur në kryeqytet pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë së Maliqit.
Njoftimi i Policisë:
Policia e shtetit ka arritur të lokalizoje dhe gjejë dy të rinjtë që ishin larguar para 4 ditësh nga fshati Zvirine dhe Leminot.
Djali 17 vjeçar dhe vajza 15 vjeçare janë gjetur në kryeqytet pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë së Maliqit, të cilët në bashkëpunim me uniformat blu të Tiranës kanë mundur të gjejnë dy të miturit që ishin larguar nga banesat e tyre se bashku.
Të miturit janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në afërsi të TEG.