Zhvillohet në Shkup takim i i liderëve BE-Ballkani Perëndimor

Shkup – Sot dhe nesër (30 qershor dhe 1 korrik) në Shkup, Maqedonia e Veriut do të zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në Planin për Rritje.

Në orën 9:30 pritet të mbërrijnë dhe të mirëpriten zyrtarisht liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ora 10:00 shënon fillimin e panelit të parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë panel, fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja e BE-së, Marta Kos.

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor, me një fond prej 6 miliardë eurosh, u miratua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor 2023 dhe bazohet në katër shtylla kryesore:

Forcimin e integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; thellimin e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimin e reformave fundamentale; dhe rritjen e asistencës financiare për të mbështetur këto reforma.

Për Maqedoninë e Veriut janë parashikuar 750 milionë euro nga ky plan.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.